POEZIA
Ka raste që fjalët janë sy
Vështrojnë qëllimisht botën.
Gërryejnë deri në fund
Perspektiva të ndryshme.
Kaher fjalët ndalojnë në ajër
Dhe nuk mund të mbërrijnë në qoshet e jetës.
Madje frazat janë pluhur
Mbrenda një rreze drite.
Kladestinë
Vështroj nëpër çatitë e qelqta
Kuadrin e shirarëve
Këmbën e fryrë e të gjakosur
Dhe, jam pak Rimbaud.
Në Tijuana të dëshpëruarit
madje dhe minjtë kalojnë
Ndërmjet telave tërë gjëmba
Dhe, unë prek sakaq hundën, teksa
Më përshëndet “Hej e dashur”
Dhe, vrapoj kushedi për të dhënë kurajon.
Kam një shpellë në tru
Madje, krateret në mushkëri
Por ,do ja dal mbanë?!
YUSUFI
Yusufi ulet pranë nënës, trupi i saj shtrirë nëpër fushë
Drita e diellit pret vështrimin e djaloshit.
Në mëngjes lindin bubullimat dhe shtrëngatat:
Ndoshta kohë e keqe pa shi,
Teksa shkrin tokën në përrenj të errët
Lufta fshin kufijtë e sensit.
Ndoshta ishte një lojë dhe nëna po fle!
Me krahët e kryqëzuara orë të tëra mbi bark
Nuk zgjohet
Dhe, nëpër vorbullën e zezë kanë humbur gjërat e shtëpisë.
Yusufi nuk di që dhe babai e vëllai i tij
Larg të vrarë janë,
Përtej shkretëtirave të gjakosuar
nga agimit deri në perëndim.
Nëna e tij rrëfente historirat për paqe.
Yusufi tashmë pret zërin e vet.
NËNAT
Të flas nga larg me zërin e gruas dhe të nënës
Sepse je grua dhe nënë edhe ti ,
dhe e di mirë ç’do të thotë!
Të jetosh pa ëndërruar
dhe të udhëtosh në ërrësirën e dhimbjes.
Ti e njeh mirë gjithashtu,
Shëmbjen që kë përbrenda ,po ashtu dhe unë.
Të humbësh një fëmijë një ditë vere
Ndërsa përreth shushërinë jeta dhe drita fryn orët
Duke pasur vdekjen aq afër dhe mos ta prekësh.
POEZI SHQIP LAURA GARAVAGLIA
Por,ti nuk e dije, as unë nuk e dija!
Gjatë asaj rruge të bardhë
Me sa dhunë dhe urrejtje shekullore
Dy jetë u shkatëruan.
Të vdesësh njëzet vjeç nën çatinë e diellit,
është tmerr,
Yt bir kishte shkuar larg dhe kur u kthye
kuptoje ndryshimin
Por, ti e dije ,siç e dija dhe unë
Që të vrasësh në emër të Allahut
Është si të gërryesh qiellin
Dhe, tashmë gjthëçka të shfaqet e tepërt
madje e pabesushme,
Dhomat më të dashura kaher në errësirë.
Pyetjet e ngelura pezull vrapojnë në zemër
Dhe, kujtimi gërryen atë çfarë mbetet tek ne.
MUNGESA
Tashmë je ti që flet
Në kujtesë zërit yt është aq i kthjellët
Madje dhimbja është ekzema që gërryen.
Hija e kohës lë gjurmë në çdo send
Qelqet e zyve të thyera
Veshjet në dollap
Radio, librat, poezitë, pikturat.
Për atë që ke qënë.
Ose për atë që je tashmë
Tjetër kush absolutisht
Që të mohon kush të ka dashur.
POEZIA
Ka raste që fjalët janë sy
Vështrojnë qëllimisht botën.
Gërryejnë deri në fund
Perspektiva të ndryshme.
Kaher fjalët ndalojnë në ajër
Dhe nuk mund të mbërrijnë në qoshet e jetës.
Madje frazat janë pluhur
Mbrenda një rreze drite.
Prezenca e gjallë e gjërave
Valë kujtimesh
Gërryejnë rërën e mendjes
Shndërohen pa formë
Në oqeanin e memories.
Jemi vetëm kujtime në horizont
Në prezencën e gjallë të gjithëçkaje.